Bie kërkesa për agrumet e Kurtinës, fermeri: T’i mbledhë populli, nuk kemi ku i çojmë

Ekonomi | 2 vite më parë

Tonelata me limonë dhe portokalle kanë mbetur pa u vjelë në Kurtinë të Lushnjës, sepse nuk ka kërkesë tregu.

Fermerët u bëjnë thirrje qytetarëve të vijnë e të marrin, qoftë edhe falas, limonë të freskët nga pemët dhe të mos blejnë produkte të importuara.

“Më shumë jam lodhur që e kam vjelë, e kam transportuar… E kam çuar dy herë. Herën e tretë e kam hedhur. / Ka tonelata me limonë. Këtu nuk të bën zemra të vish. Të bëjmë solidaritet, të vijë populli të mbledhë limona e t’i hajë për vete, se nuk kemi ku i çojmë,” shprehen dy fermerë.

Me shpresën se agrumet do të shiteshin dhe do të nxirrnin fitime prej tyre, prodhuesit nuk i rritën çmimet as për festa. 

Ata mbajtën mesatarisht çmimin 20 lekë për kg. Por edhe në këtë rast sërish shumë prej tyre nuk u shitën.

“Kam një ton pa vjelë. Do ta hanë derrat,” thotë një tjetër fermer.

Këtë vit prodhimi i limonëve në zonën e Kurtinës ka qenë i bollshëm dhe çmimi fillestar i shitjes në muajin tetor ishte 30 lekë/kg, ndërsa janari 10 lekë/kg.

Tirana mbetet tregu kryesor i shitjes së tyre, ndërsa eksportet nuk kanë tërhequr asnjë sasi këtë vit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme