Aplikacioni- Ministrja Denaj: Zbuloni bukuritë, shijet dhe traditat e Shqipërisë rurale

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau të hënën në rrjete sociale pamjet që ofron klikimi në aplikacionin Agritourism AL, ku zbulohen bukuritë, shijet dhe traditat e Shqipërisë rurale.
Agroturizëm AL dhe agroturizem.gov.al janë guida online për të gjithë ata që duan të vizitojnë fermat turistike, të shijojnë produktet lokale, gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që të ofron fshati përmes kësaj dege të re në zhvillim të turizmit shqiptar.
“Çdo ditë të vitit, mund të zgjidhni të vizitoni fermat agroturistike, kampet, kullat, kantinat e verës, artizanët, si dhe të shijoni traditat folklorike dhe prodhimet lokale”, shkruan Denaj.
Janë mbi 200 ferma turistike dhe rrugëtime drejt staneve, verës, ullirit, agrumeve, midhjes dhe peshkut në dy platformat, që u vlejnë agrosipërmarrësve dhe vizitorëve të këtyre pikave të bukura të Shqipërisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




