Abissnet Superiore në RTSH: Bylisi “në gjumë”, Vora rikthehet te fitorja në kampionat

Abissnet Superiore | 10 muaj më parë

Pas 6 ndeshjeve pa fitore në kampionat (3 humbje në 3 takimet e fundit), Vora rikthehet te fitorja në Abissnet Superiore. Të besuarit e Bellait kanë mposhtur 4-1 Bylisin në sfidën e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, që u transmetua në RTSH Sport.

Vora përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Bylisit dhe kalon shumë shpejt në avantazh me Ruzgis. Pak minuta më vonë është portieri Vashu ai që gabon dhe vendasit shënojnë edhe golin e dytë me Gecin. Nuk ka shumë histori sfida me Vorën që dominon fushën. Në minutën e 42-të ndodh një ngjarje e paprecedentë. Portieri i Bylisit, Vashu, largohet nga fusha në shenjë proteste.

Në pjesën e dytë Bylisi ngushton diferencat me Mustafa, por më pas Vora shënon dy gola me Kasallën dhe fiton gjithë takimin me rezultatin 4-1.

Vora ngjitet në kuotën e 19 pikëve, duke parakaluar Bylisin në renditje, pasi ballshiotët mbeten 18 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme