Abissnet Superiore në RTSH/ Dinamo City-Egnatia do të zhvillohet në “Air Albania”

Abissnet Superiore | 11 muaj më parë

Një nga sfidat më të rëndësishme të javës së 16-të të Abissnet Superiore, që transmetohet direkt në RTSH, është ajo mes Dinamo City dhe Egnatias. Dy skuadrat që mbajnë respektivisht vendin e 3-të dhe të 2-të, synojnë të konsolidojnë sa më shumë pozitat, pas fitoreve të arritura javën e fundit.

Dinamo City-Egnatia, sipas burimeve të RTSH, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më 14 dhjetor, në orën 19:00. Kryeqytetasit i kanë zhvilluar në këtë stadium ndeshjet e fundit si pritës dhe kështu do të ndodhë edhe ndaj rrogozhinasve.

“Nëndetësja” vjen pas fitores 0-3 në Vlorë ndaj Flamurtarit dhe ka shansin ta parakalojë Egnatian, nëse fiton të dielën në kryeqytet.

Dinamo City dhe Egnatia do të përballen dy herë brenda dy javësh këtë fundvit, pasi përveç sfidës së kampionatit, këto dy skuadra do të diskutojnë edhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë më 28 dhjetor, po në stadiumin “Air Albania”. Fazën e parë të kampionatit skuadra e trajnerit Ilir Daja dhe ajo e Edlir Tetovës barazuan 0-0 në Rrogozhinë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme