Abissnet Superiore në RTSH/ Dosti: Partizani rivali i radhës, çelësi i suksesit të AF Elbasanit është harmonia mes reparteve

Pas barazimit 1-1 me Dinamo City në javën e kaluar, Elbasani pret të premten Partizanin, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të të Abissnet Superiores. Këtë duel e komentoi për mikrofonin e RTSH-së ish-portjeri verdheblu, Muharrem Dosti, i cili kërkoi që të largonte presionin nga skuadra e tij duke këshilluar lojtarët që ta shikonin këtë duel si ndehsje të radhës.
“Mendoj se AF Elbasani po bën mjaft mirë këtë sezon. Përtej historisë, mendoj se lojtarët e Elbasanit duhet që të përgatiten për Partizanin ashtu siç bëjnë për të gjithë skuadrat e tjera. Duhet ta shikojnë këtë ndeshje si të radhës”, analizoi Dosti.
AF Elbasani kryeson renditjen e Abissnet Superiores së bashku me Vllazninë me pikë të barabarta. Dosti thekson se këto rezultate kanë ardhur se sekreti i këtyre rezultateve është kolektiviteti dhe harmonizimi i reparteve në skuadër.
“Fakti që AF Elbasani kryeson kampionatin me Vllazninë tregon qartë për cilësinë e skuadrës. Lojtarët duhet që të jenë të vetëdijshëm për forcën e tyre dhe të vazhdojnë kështu”, pohoi Dosti, i cili mbylli prononcimin e tij me një parashikim: “Them se AF Elbasani këtë sezon do të jetë pjesë e ‘Final 4’”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




