Abissnet Superiore në RTSH/ Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

Abissnet Superiore | 9 muaj më parë

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Vllaznisë, Edi Martini, si trajnerin më të mirë të muajit janar në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Tekniku kuqeblu ka regjistruar katër fitore të rëndësishme gjatë këtij muaji në kampionat, ndaj kundërshtarëve si Egnatia, Dinamo City, Partizani dhe Teuta, duke u ngjitur gjithashtu në krye të renditjes.

Vllaznia kryeson kampionatin Abissnet Superiore me 42 pikë dhe meritën kryesore për këtë e ka stafi teknik, në krye me trajnerin Edi Martini.

Trofeu si trajneri më i mirë i muajit janar iu dorëzua Edi Martinit nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, përpara ndeshjes Vllaznia – Vora.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme