Abissnet Superiore në RTSH/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës, Shehi në stol

Abissnet Superiore | 7 muaj më parë

Java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmë me ndeshjen e fundit AF Elbasani – Partizani. Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 31-të, sipas skemës 1-3-4-1-2.

Në portë është gardiani i AF Elbasanit, Klevi Totoshi, i cili zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe mbajti portën e paprekur në takimin ndaj Partizanit.

Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Arsen Kasa (AF Elbasani), Dajan Shehi (Vora) dhe Aurel Marku (Bylis). Në mesfushë janë pozicionuar Xhonatan Lajthia (AF Elbasani), Patrik Myslovic (Tirana), Bangaly Diawara (Flamurtari) dhe Malomo Ayodeji (Dinamo City).

Pas tyre qëndron Sherif Kallaku (Vllaznia), ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Kevin Dodaj (Vllaznia) dhe Redon Xhixha (Tirana), të cilët ishin vendimtarë në sukseset e skuadrave të tyre.

Trajneri më i mirë i javës së 31-të është përzgjedhur Orges Shehi, pas suksesit shumë të rëndësishëm të Tiranës në fitoren 3-1 ndaj Egnatias.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme