Abuzimi me tenderat e rikonstruksioneve të komisariateve, SPAK dërgon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 të tjerë

Aktualitet | 2 vite më parë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim  deputetin socialist Plarent Ndreca për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” në kohën kur mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Së bashku me Ndrecën për gjykim janë dërguar edhe Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Denisa Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari, Aida Shehi, Klejdi Meço, Emiliano Mehmeti dhe Erand Rroboçi, nën akzuë për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikime të dokumenteve.

Sipas SPAK, Plarent Ndreca akuzohet për pabarazi në tendera dhe ankande publike, lidhur me procedurën për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Kallëzimi ndaj këtyre individëve u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili vuri në dukje shkeljet ligjore në procesin e tenderave për rikonstruksionin e komisariateve të Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe Komisariatit Nr. 4 në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme