Administrata e Trump harton planin prej 250 mln dollarësh për rikthimin e emigrantëve

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump po planifikon të vendosë në dispozicion deri në 250 milion dollarë për të financuar riatdhesimin vullnetar të refugjatëve nga vende të ndryshme, midis tyre edhe vende në konflikt si Ukraina.
Sipas dokumenteve që ka shqyrtuar nga afër Washington Post, raportohet se administrata e Donald Trump ka hartuar plane konkrete duke vendosur në dispozicion deri në 250 milion dollarë për të financuar riatdhesimin e migrantëve, përfshirë ukrainasit dhe haitianët, të cilët u larguan në SHBA për shkak të paqëndrueshmërisë në vendet e tyre të lindjes.
Administrata e ish-Presidentit amerikan Joe Biden u dha ukrainasve dhe haitianëve statusin e të qenit të ‘mbrojtur të përkohshëm’ (TPS), duke i lejuar ata të qëndrojnë në SHBA nëse kthimi në shtëpi është i pasigurt.
Dokumentet e shqyrtuara nga WP tregojnë se mbi 200 mijë ukrainas dhe 500 mijë hatianë mund të kenë të drejtë për procesin e riatdhesimit vullnetar.
Ky propozim i raportuar më parë, është zhvilluar para Departamentit të Sigurisë së Atdheut (DHS) ku sugjerohet se migrantët që pajtohen vullnetarisht të kthehen në vendet e tyre mund të marrin 1 mijë dollarë nga qeveria amerikane.
ËP vë në dukje se ndërsa administratat e mëparshme amerikane mbështetën riatdhesimin vullnetar të migrantëve, plani i administratës Trump është i pazakontë pasi synon njerëzit që janë larguar nga vendet më të rrezikshme në botë dhe duket se ka për qëllim të anashkalojnë Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Plani përkon me përpjekjet e administratës për të zvogëluar ndihmën e huaj, përfshirë propozimet për të çmontuar Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe për të ulur 80% të programeve të saj, veçanërisht ato në Ukrainë, Haiti dhe vende të tjera.
Përveç ukrainasve dhe haitianëve, dokumentet përmendin afganët, palestinezët, Libianët, Sudanezët, sirianët dhe jemenasit – të gjithë të synuar potencialisht nga programi vullnetar i riatdhesimit. Dokumentet deklarojnë se IOM nuk mbështet kthimin në asnjë prej këtyre vendeve. Dokumentet u shënuan “predecisional” dhe një zëdhënës i DHS i quajti ata “të vjetëruar”, që datojnë.
Sipas asaj, që raporton WP, besohet se afganët mund të jenë grupi i parë që mund të preken nga programi.
Kritikët e planit, veçanërisht ish-zyrtarët, e kanë quajtur atë çnjerëzor dhe në kundërshtim me vlerat tradicionale amerikane.
Ata gjithashtu pyesin nëse përdorimi i tillë i fondeve është i ligjshëm, duke pasur parasysh që ata kishin për qëllim të ndihmonin refugjatët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




