Agroturizmi, prioritet kryesor për libohovitët. Ndikon në përmirësimin e ekonomisë dhe ruajtjen e traditave
Libohova, një nga zonat më të njohura për resurset e saj natyrore dhe mundësitë e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë, ka shënuar një rritje të konsiderueshme në zhvillimin e agroturizmit vitet e fundit.
Banorët e Libohovës po kthejnë gjithnjë e më shumë vëmendjen drejt këtij sektori, jo vetëm duke hapur shtëpi pritëse, por edhe duke krijuar hapësira të reja ku vizitorët, qoftë vendas apo të huaj, mund të njihen më thellë me traditat lokale, ato bujqësore dhe blegtorale.
Ndërkaq Filip Zera e cilëson këtë lëvizje si një iniciativë pozitive, me potencial për zhvillimin dhe promovimin e traditave të zonës, duke e çuar Libohovën në një nivel më të lartë turistik dhe kulturor.
Agroturizmi jo vetëm që po ndikon në përmirësimin e ekonomisë dhe jetesës së libohovitëve, por gjithashtu po ndihmon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore duke u ofruar vizitorëve një përvojë autentike.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




