AKPA, mbështetje projektit për përkujdesjen ndaj të moshuarve në Korçë

Sociale | 3 muaj më parë

Çdo ditë, Enkelejda Mulla kujdeset për një të moshuar që jeton vetëm, duke e ndihmuar në përditshmëri dhe duke i qëndruar pranë. Për të, kujdesi nuk është vetëm një detyrë, por edhe një mënyrë për t’i dhënë shoqëri, ngrohtësi dhe siguri një personi që ka nevojë për të.

Rasti i Enkelejdës është pjesë e projektit “Unë kujdesem për ty”, financuar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive dhe zbatuar nga Dorcas Albania, përmes së cilit janë punësuar 12 gra, të cilat ofrojnë shërbime kujdesi për 24 të moshuar që jetojnë vetëm në Korçë.

Për të moshuarit, kujdesi i ofruar nuk lidhet vetëm me ndihmën në nevojat e përditshme, por edhe me shoqërimin dhe mundësinë për të pasur pranë dikë me të cilin mund të ndajnë ditën.

Nisma synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve, duke u ofruar atyre kujdes, shoqërim dhe mbështetje, ndërsa njëkohësisht krijon mundësi punësimi për gratë e angazhuara në këtë shërbim.

Gazetare: E. Fili 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme