Aksident në zonën e Kaninës, përplasen 2 automjete, një person i plagosur rëndë
Një aksident është regjistruar këtë të martë në zonën e Kaninës, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i njërit prej automjeteve ka mbetur i plagosur rëndë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarit.
Për shkak se drejtuesi kishte mbetur i bllokuar brenda automjetit, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga mjeti.
Ndërkohë, efektivët e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




