Akuza e fortë e Gasperinit: Ish-arbitra në klube për t’u mësuar lojtarëve si të simulojnë!

Itali | 9 muaj më parë

Gian Piero Gasperini, në konferencën për shtyp para ndeshjes Roma-Cagliari, ka dhënë një deklaratë të fortë, duke ngritur një akuzë që trondit sistemin e futbollit italian. A ka thënë se ka figura specifike brenda klubeve që u mësojnë futbollistëve artin e “mashtrimit” në lojë.

Trajneri i njohur u është referuar polemikave të fundit, që kanë pasur në qendër trajnerin e Genoa, Daniele De Rossi. Gasperini e ka rritur dozën, pa përmendur emra, por ka evidentuar faktin se kjo praktikë antisportive tashmë është shpërndarë.

“Ka skuadra që kanë filluar të kenë persona të çuditshëm, të cilët vijnë nga bota e arbitrimit dhe që u mësojnë lojtarëve si të hidhen në fushë, si të qëndrojnë nëse preken, duke pritur që të përfundojë aksioni, kur topi shtyhet me kokë dhe  se si duhet të rrinë shtrirë”, – ka thënë trajneri i Romës, duke ndezur polemikat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme