Akuzohen se trafikuan drogë në Spanjë, konfiskohen 27 pasuri të Kreshnik Budllës e Erneo Farrukut

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka konfiskuar 27 pasuri të Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut, si dhe personave të lidhur me ta. Konfiskimi i pasurive u kërkua nga SPAK, ndërsa për 40 pasuri të tjera të tyre, GJKKO vendosi heqjen e sekuestros. Keshnik Budlla dhe Erneo Farruku akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin drogë në Spanjë.
Ndër pasuritë e konfiskuara janë sipërfaqe të tëra toke truall dhe arë, apartamente e automjete, që tashmë i kalojnë shtetit.
Pasuritë e konfiskuara:
- Pasuria e llojit “truall”në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla.
- Pasuria e llojit “arë” në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla.
- Pasuria në pronësi të shtetasve Marsida Budlla dhe Kreshnik Budlla.
- Pasuria në pronësi të shtetasve Marsida Budlla dhe Kreshnik Budlla.
- Pasuria e llojit “apartament” të cilin shtetësja Marsida Budlla ia ka blerë shtetases Sonila Papinova.
- Pasuria e llojit “arë”në pronësi të shtetasit Erneo Farruku.
- Pasuria e llojit “arë” në pronësi të shtetasit Erneo Farruku.
- Pasuria e llojit “apartament”, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku.
- Pasuria godinë banimi e shtetasit Erneo Reshit Farruku
- Pasuria e llojit “arë” e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me kontratë dhurimi prej shtetasit Tonin Cani.
- Pasuria e llojit “arë” e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me kontratë dhurimi.
- Pasuria shtesë ndërtimi, si shtesë e ndërtimit ekzistues të përshtatur për lokal.
- Pasuria e përfituar nga shtetasit Reshit Vath Farruku dhe Xhixhe Farruku.
- Pasuria e llojit “apartament” në pronësi të shtetasit Reshit Farruku.
- Pasuria e shtetases/së ndjerës Xh.I.F.
- Pasuria e shtetases/së ndjerës Xh.I.F.
- Pasuria e llojit “apartament”, në pronësi të subjektit “Rrotull Beton”.
- Pasuria në pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton” sh.p.k.
- Pasuria e llojit “arë” në pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton” sh.p.k.
- Pasuria e llojit “arë”në pronësi të shtetases Matilda Farruku.
- Pasuria e llojit “truall”, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.
- Pasuria në pronësi të shtetases Matilda Farruku.
- Pasuria e shtetasve Roland Reshit Farruku dhe Matilda Shkëlqim Farruku.
- Mjeti në pronësi të shtetases Matilda Farruku.
- Mjetin tip autoveturë, i markës “Smart” në pronësi të shtetases Marsida Budlla.
- Subjektin tregtar “Eco Energy System” sh.p.k., me administrator shtetasin Kreshnik Budlla.
- Subjektin tregtar “Rrotull-Beton”, me administrator dhe aksioner shtetasin Roland Farruku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




