Akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri lihet në burg, kundërshton provat e SPAK

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Safet Bajrin, i arrestuar për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Bajri akuzohet për organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes së Licit, së bashku me Asmer Bilalin dhe kushëririn Behar Bajri, si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Ai ka mohuar akuzat e SPAK duke thënë se provat nuk qëndrojnë.
“S’e kuptoj se si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje. Unë në diskotekë dhe restorant peshku kam qenë atë ditë. Për të shkuar në shtëpi, nga ajo rrugë do të kaloj, ku kam kaluar gjithmonë”, ka deklaruar ai në gjykatë.
Sipas SPAK, Bajri dhe të tjerë ishin në Shkodër për të realizuar krimin, duke pasur lidhje me një hakmarrje për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana. Po ashtu, më 13 mars, e dashura e Bajrit, Eria Ago, u arrestua për përkrahje të autorëve të krimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




