Ambasada e SHBA: Manastiret e Luginës së Drinos janë përzgjedhur për World Monuments Watch 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në një reagim në rrjetet sociale, thekson se është krenare për mbështetjen që i ofron këtyre manastireve të lashta përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore.
“Urime Shqipëri! Manastiret e Luginës së Drinos janë përzgjedhur për World Monuments Watch 2025, të zgjedhur nga 200 nominime si një nga 25 sitet që përballen me sfidat e trashëgimisë kulturore. Kjo njohje thekson rëndësinë globale të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Ambasada e SHBA është krenare që i mbështet këto manastire të lashta përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, duke ndihmuar në mbrojtjen dhe rigjallërimin e tyre për brezat e ardhshëm dhe komunitetet lokale”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.
Ky fond ka për qëllim të ndihmojë në mbrojtjen, restaurimin dhe rigjallërimin e këtyre monumenteve të rëndësishme, duke mundësuar që pasuria e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë të mbetet e ruajtur për brezat e ardhshëm. Përveç asaj, mbështetja ka një ndikim pozitiv edhe për komunitetet lokale, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e turizmit kulturor në rajon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




