Analiza/ Shearer dhe Rooney të sigurt: Wolves rikthehen në Premier, Burnley jo!

Ashtu siç ndodh zakonisht në Angli kanë nisur që të bëjnë parashikimet për sezonin e ri. Konkretisht dy emra si Shearer dhe Rooney janë pyetur për ekipet me shanset të larta për t’u rikthyer në Premier League.
“Unë mendoj se Wolves është përgatitur më mirë për këtë skenar. Ata kanë shanse të mëdha që të kalojnë vetëm një vit në Championship e të rikthehen në Premier. Janë përgatitur prej kohësh për këtë rrugëtim”, tha ish-sulmuesi i United.
Ndërsa për Shearer skuadra ku militon Armando Broja do ta ketë disi më të vështirë këtë detyrë pasi klubi ende nuk ka vendosur se kush do të jetë trajneri i ekipit. “Si fillim Burnley duhet të emërojë trajnerin e ri. Pa mësuar emrin e teknikut të ri nuk mund të bëhen parashikime”, arsyetoi ish-sulmuesi i Newcatsle.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



