Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, vodhi para në lokalin ku punonte

Aktualitet | 10 muaj më parë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili akuzohet se vodhi shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga menaxheri i një lokali, organizuan menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rastit. Në kuadër të hetimeve dhe pas këqyrjes së pamjeve filmike, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit J. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se ai, gjatë ditës së djeshme, kishte vjedhur shuma parash në lokalin ku punonte si kamarier. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi një pjesë të shumës së vjedhur, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme