Arrihet marrëveshja, sfida e unifikimit të titujve në “Ishullin

Unifikimi i i titujve kampionë në peshën e lehtë në artet marciale mikse, mes kampionit të botës Khabib Nurmagomedov dhe kampionit të përkohshëm Justin Gaethje do të zhvillohet më 19 shtator, në eventin UFC-253.
Lajmi ende nuk është zyrtar, por mësohet se palët kanë arritur marrëveshjen për t’u përballur në shtator. Ky event do të zhvillohet në “Ishullin e Luftimeve” në Abu Dhabi.
Gaethje mori titullin e përkohshëm në eventin UFC-249, kur zuri vendin e Khabib dhe mposhti Toni Ferguson. Ndërsa vetë Khabib, i pamposhtur në karrierën e tij, nuk duelon që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur mundin Dustin Poirier (UFC-242).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




