Arsenali, fitore me përmbysje për vendin e dytë

Angli | 2 vite më parë

Fitore me përmbysje për Arsenalin në fushën e Brentford në ndeshjen e javës së 19-të të Premier League. Vendasit kaluan në epërsi pas 13 minutash me Mbeumo, por Topçinjtë barazuan pas gjysmë ore lojë me Gabriel Jesus.

Në fillimin e pjesës së dytë një-dy vdekjeprurës me Merino dhe Martinelli që vendosën rezultatin përfundimtar në 1-3. Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e dytë i vetëm me 39 pikë, gjashtë pikë më pak se lideri Liverpool, me të kuqtë gjithashtu që kanë një ndeshje për të rikuperuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme