Atalanta, Gjimshiti mungon të paktën 3 javë

Mbrojtësi i shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili pësoi një dëmtim në fillim të pjesës së dytë të shtunën e kaluar në ndeshjen e kampionatit italian kundër Cagliarit, do të mungojë për afërsisht tre javë.
Kapiteni i kombëtares shqiptare ka një këputje të shkallës së parë në muskulin e bicepsit femoris të djathtë.
Ai me siguri do të humbasë ndeshjet kundër Genoas dhe Interit më 21 dhe 28 dhjetor, si dhe ato kundër Romës dhe Bolonjës më 3 dhe 7 janar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




