Atletico Madrid humb Griezmann, bisedime me Orlando City për zbarkimin në MLS

Sulmuesi me eksperiencë i skuadrës së trajnerit Simeone është objektivi i parë i klubit nga Florida
E ardhme amerikane për Antoine Griezmann. Sulmuesi francez i Atletico Madrid, 35 ndeshje këtë sezon me skuadrën spanjolle, është në bisedime me Orlando City të Major League Soccer, sipas “The Atletic”.
Griezmann, 34 vjeç, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Atletico (210 gola), mund të zbarkojë më në fund në MLS, pas një diskutimi të nisur prej vitesh.
Merkatoja e MLS-së është hapur nga 26 janari deri më 26 mars, ndërkohë që ka edhe një sesion tjetër pastaj për periudhën 13 korrik-2 shtator. Griezmann kishte zgjatur kontratën me Atletico Madrid deri në 2027-ën qershorin e kaluar, por nuk duket më në qendër të projektit të klubit për të ardhmen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



