Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani për fiksim çmimesh në tregun e fruta–perimeve

Aktualitet | 11 muaj më parë

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur gjashtë ndërmarrje grumbulluese për bashkërendim të çmimeve në dëm të fermerëve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Hetimi zbuloi se gjashtë kompani kishin bashkërenduar çmimet e blerjes duke diktuar kushtet në dëm të fermerëve dhe duke aplikuar marzhe fitimi shumë të larta deri në 115 për qind.

Në njoftimin e bërë publik nga autoritetet, mësohet se në mbledhjen e datës 26 nëntor 2025 Komisioni i Konkurrencës miratoi vendimin për gjobitjen e këtyre kompanive duke e cilësuar sjelljen e tyre si shkelje të rëndë të ligjit për konkurrencën.

Gjoba u vendos deri në 0.15 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës.

Hetimi tregoi se fermerët shpesh përballeshin me çmime të diktuara e të koordinuara, mungesë hapësire për negocim, varësi nga pak blerës, presione për uljen e çmimeve dhe shlyerje të vonuara të pagesave.

Autoriteti i Konkurrencës bënë me dije se synon të mbrojë fermerët, të garantojë transparencë në çmime dhe të nxisë konkurrencën e ndershme në tregun agro–ushqimor.

Kompanitë e gjobitura janë urdhëruar të afishojnë publikisht çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë dhe do të jenë nën monitorim për një vit nga Autoriteti i Konkurrencës.

Në fund, bëhet e ditur se ky vendim është një sinjal i qartë se Autoriteti i Konkurrencës mbron interesat e fermerëve dhe nxit konkurrencën e ndershme në tregun kombëta

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme