Banesa përfshihet nga flakët te “Ali Demi” në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Aktualitet | 8 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet ku një 72-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë banesën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20,  kur në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr.

“Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme