Barcelona rigjen Lewandowskin, Yamal mungon edhe ndaj Celta Vigos

Spanjë | 2 vite më parë

Lamine Yamal nuk do të luajë të shtunën kundër Celta Vigos në kampionat. Sulmuesi i Barcelonës ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që e pengoi atë të luajë ndeshjen kundër Real Sociedad dhe të mos jetë i pranishëm në dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve të Spanjës.

Hansi Flick nuk dëshiron të rrezikojë me të dhe ka vendosur të presë edhe disa ditë, ndonëse 17-vjeçari mund të kursehet edhe në ndeshjen e Champions League kundër Brestit.

Katalanasit mund të kenë në dispozicion Robert Lewandowski, që është duke u rikuperuar nga problemet e mesit që e penguan atë të marrë pjesë në ndeshjet e fundit të kombëtares polake. Ditët e fundit gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm dhe gjithçka sugjeron se ai do të jetë, edhe nëse duhet të presim deri në stërvitjen e fundit.

Hansi Flick do të ketë vetëm tre sulmues për ndeshjen e kampionatit kundër Celtas, pas mungesave të Ferran Torres dhe Ansu Fatit: Lewandowski, Raphinha dhe Pau Víctor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme