Bashkia Elbasan zgjedh administratorët e rinj në njësitë administrative

Aktualitet | 1 vit më parë

Bashkia e Elbasanit ka përmbyllur me sukses procesin e zgjedhjes së administratorëve të rinj për 17 njësi administrative, pas një serie testimesh dhe konsultimesh me kandidatët.

Pas shpalljes se vakancës dhe rivlerësimit në Njësitë Administrative dhe njësitë e Bashkisë Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime të vazhdueshme për përzgjedhjen e administratratorëve të rinj.

Është vënë re një interes i madh, sidomos nga të rinjtë, për tu bërë pjesë e këtij procesi i cili u zhvillua me korrektësi dhe transparencë ku të gjithë aplikantët u testuan me shkrim, por edhe në aftësitë e tyre komunikuese dhe punën në ekip.

Pas përfundimit të procesit Bashkia e Elbasanit ka përzgjedhur administratorët e 17 Njësive Administrative, me përjashtim të Rajonit nr. 4 në qytet ku ende nuk ka rezultuar asnjë fitues, në të gjithë njësitë e tjera janë shpallur administratorët e rinj, apo ata që u rizgjodhën.

Sa më sipër, në Rajonin nr. 1 te Qytetit është riemëruar Andromeda Poloska e cila prej pak kohësh ishte vendosur në këtë detyrë dhe u bë pjesë e konkursit për të ri qëndruar.

Në Rajonin nr. 2, Elsid Zyma është zëvendësuar nga znj. Eltjona Kolla, Në Rajonin nr. 3, Fatjon Hasalla është rizgjedhur në postin e administratorit. Në njësinë nr. 5, detyrën e Dritan Pishës e merr Agron Lulaj. Në njësinë nr. 6, Luan Rama merr detyrën në vend të Gëzim Kecit. Në Funar Oltion Haka largohet ndërsa vendin e tij, për t’u shërbyer banorëve dhe për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm turistik, e merr Fisnik Bozha.

Në Gracen largohet Fadil Salla ndërsa emërohet Detin Haka.

Në Funar Oltion Haka largohet ndërsa vendin e tij, për t’u shërbyer banorëve dhe për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm turistik, e merr Fisnik Bozha.

Në Gracen largohet Fadil Salla ndërsa emërohet Detin Haka.

Pas një pune disa vjeçare me përkushtim në shërbim të komunitetit, pavarësisht sfidave të mëdha, në Bradashesh largohet Andi Lici dhe emërohet Edmond Muça.

Gjergjani dhe Shirgjani janë dy zonat më të mëdha bujqësore të cilat kanë marrë zhvillim shumë të madh vitet e fundit, falë investimeve të Bashkisë Elbasan, por edhe përçimit të zërit të banorëve nga ana e administratorëve, respektivisht Resul Hoxha dhe Ylli Dushku të cilët largohen dhe në vend të tyre për të vazhduar këtë mision vijnë Alfred Mukja dhe Ibrahim Roçi.

Rajoni  Tregani, me bukuritë natyrore dhe ujërat termale, është më shumë se një njësi administrative e Elbasanit; është destinacion i mijëra turistëve çdo vit.

Banorët dhe vizitorët kanë gjetur gjithmonë mbështetje te Manjola Rexhepi për çdo çështje, dhe këtë përkushtim do ta vazhdojë Mërkur Kaçi.

Në Shushicë, pas largimit të Gëzim Rudës, detyrën e merr Sokol Sinani, i cili premton të angazhohet fuqishëm për zhvillimin turistik të zonës, duke mos lënë pas dore nevojat e komunitetit.

Në njësinë administrative Labinot Fushë, pas punës së mirë të bere nga Jonuz Qosja ne detyren e administratorit shpallet fitues Islam Kaculi.

Në Papër, Gjinar, Zavalinë dhe Labinot Mal, kanë rezultuar fitues administratorët aktualë të cilët detyrën e kishin marrë prej pak kohësh dhe kërkojnë ende kohë për të plotësuar misionin e tyre.

Përkatësisht në këto zona do të administrojnë Arjan Vrapi, Emanuel Hida, Ervis Dedja, Ylber Kuçi.

Gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Z. Gledian Llatja, administratorët edhe një herë morën porosi për të qenë në shërbim të komunitetit, zëri i çdo banori në zgjidhjen e problematikave aty ku është e mundur dhe adresimi në raste të tjera.

Sipas zotit Llatja, administratorët janë një vëmendje e shtuar për çdo zonë, duke siguruar që komunitetet të trajtohen me përkushtim dhe dinjitet.

Ai theksoi se zyrat e njësive administrative duhet të jenë gjithmonë të hapura për të ndihmuar qytetarët në përdorimin e portalit qeveritar e-Albania.

Gjithashtu ai theksoi se vëmendje e veçantë duhet t’u jepet fermerëve në fshatra për të përfituar nga fondet e AZHBR.

Përzgjedhjet kryesore:

  • Rajoni nr. 1 – Riemërohet Andromeda Poloska.
  • Rajoni nr. 2 – Largohet Elsid Zyma, emërohet Eltjona Kolla.
  • Rajoni nr. 3 – Rizgjidhet Fatjon Hasalla.
  • Njësia nr. 5 – Largohet Dritan Pisha, emërohet Agron Lulaj.
  • Njësia nr. 6 – Largohet Gëzim Keci, emërohet Luan Rama.
  • Funar – Largohet Oltion Haka, emërohet Fisnik Bozha.
  • Gracen – Largohet Fadil Salla, emërohet Detin Haka.
  • Bradashesh – Largohet Andi Lici, emërohet Edmond Muça.
  • Gjergjan – Largohet Resul Hoxha, emërohet Alfred Mukja.
  • Shirgjani – Largohet Ylli Dushku, emërohet Ibrahim Roçi.
  • Tregan – Largohet Manjola Rexhepi, emërohet Mërkur Kaçi.
  • Shushicë – Largohet Gëzim Ruda, emërohet Sokol Sinani.
  • Labinot Fushë – Largohet Jonuz Qosja, emërohet Islam Kaculi.
  • Papër, Gjinar, Zavalinë dhe Labinot Mal – Rizgjidhen administratorët aktualë: Arjan Vrapi, Emanuel Hida, Ervis Dedja dhe Ylber Kuçi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme