Basketboll/ Tirana shpallet kampione e Kampionatit Kombëtar U-18 për vajza për të tretin vit radhazi

Tirana U18 në basketboll për vajza është shpallur fituese e Kampionatit Kombëtar për sezonin 2025-2026, duke konfirmuar dominimin e saj në këtë kategori.
Në finalen vendimtare, vajzat bardh e blu triumfuan ndaj Përmetit me rezultatin 65-45, duke treguar cilësi, karakter dhe shpirt gare në çdo moment.
Lojtarja më e mirë e Final Four u shpall Helena Byberi, me një performancë fantastike që udhëhoqi ekipin drejt titullit.
Ky sukses mban vulën e punës dhe përkushtimit të trajnerëve Olsi Muça dhe Neda Uka, të cilët kanë ndërtuar një ekip fitues dhe të qëndrueshëm ndër vite.
Ky ishte titulli i tretë radhazi kampion për vajzat bardheblu në këtë kategori.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




