BE-Athina reagojnë ndaj Davkovës, Presidentja e re nuk përdori emrin Maqedoni e Veriut gjatë betimit

Rajon | 2 vite më parë

Bashkimi Europian shprehu keqardhje të dielën që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska- Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit kur u betua si presidente gjatë ceremonisë në parlamentin e vendit.

“Bashkimi Evropian rithekson rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe ligjërisht të detyrueshme, përfshirë marrëveshjen e Prespës me Greqinë,” thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian.

Gjatë ceremonisë së betimit si Presidente Davkova tha se do të mbrojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë, duke e shmangur emrin kushtetues të vendit Maqedonia e Veriut, veti që mund të rindez një debat të vjetër me Greqinë.

Ambasadorja greke në Shkup, Sofia Filipidu në shenjë proteste u largua nga salla e Kuvendit, ndërsa Ministria e Jashtme e Greqisë duke ashpër tha se qëndrimi i presidentes së re rrezikon marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

“Qeveria greke, pavarësisht kundërshtimeve të shprehura gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit,” thuhet në deklaratën e saj. Më herët edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon Der Lajen kërkoi që Maqedonia e Veruit të respektojë marrëveshjet e arritura, nëse do që të qëndrojë në rrugën e integrimit.

Marrëveshja e Prespës me Greqinë u arrit në vitin 2018. Ndryshimi i emrit në Maqedoni e Veriut solli anëtarësimin e vendit në NATO, por edhe hapjen e rrugës për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme