Begaj me përfaqësuesit e RYCO: Bashkëpunimi rinor promovon fqinjësinë e mirë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).
Kreu i Shtetit përgëzoi Sekretarin e Përgjithshëm të RYCO në Shqipëri si edhe drejtuesit lokalë për punën e deritanishme të kësaj organizate për ndërtimin e rrjeteve të bashkëpunimit ndërrinor në Ballkanin Perëndimor, nxitjen e ndërkulturalitetit, mendësisë së paqes, mirëkuptimit e bashkëpunimit.
Presidenti Begaj inkurajoi Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor të zgjerojë sipërmarrjen e nisur, që synon promovimin e fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit, si dhe bashkëpunimin e të rinjve përmes programeve të shkëmbimit, duke u shprehur: “E ardhmja është në duart e të rinjve. Ata kanë aftësitë dhe energjitë të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për integrimin Euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.”
Marrëveshja për Themelimin e RYCO u nënshkrua nga kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e BP-së, të mbajtur në Paris më 4 korrik 2016. Kjo organizatë është produkt i Procesit të Berlinit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




