Berat Gjimshiti, jo në nivelin e zakonshëm në fitoren me përmbysje ndaj Çelsit

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, luajti 90 minuta në Championas League me Atalantën, që fitoi me përmbysje ndaj Çelsit, 2-1. Një fitore kjo që e mban skuadrën bergamaske në vend të 3-të në renditjen aktuale, pas Arsenalit dhe Bayern.
Gjimshiti u pozicionua në qendër të prapavijës këtë herë dhe sipas shtypit sportiv italian nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Futbollisti kuqezi vuajti në pjesën e parë, ashtu si gjithë skuadra, kurse në pjesën e dytë iu afrua golit, por ishte pa fat.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare është një nga pikat kyçe të Atalantës, titullar i padiskutueshëm. Falë eksperiencës së gjatë që ka tashmë, ai e ndihmon jo pak skuadrën italiane edhe në kompeticionin më të rëndësishëm europian në nivel klubesh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




