Demokratët përkujtojnë martirët e 2 Prillit, Berisha: 11 Maji është dita që ndan histori dhe epoka

Zgjedhje 2025 | 2 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi të mërkurën se zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të shënojnë një pikë kthimi për vendin, siç bënë protestat e vitit 1991 për pluralizëm.

Duke folur nga Shkodra, ku mori pjesë në ceremoninë e nderimit të katër martirëve të vrarë më 2 prill 1991 gjatës njërës prej revoltave të fundit antikomuniste në vend, z. Berisha u shpreh se fryma e diktaturës ende nuk është larguar.

“Sakrifica sublime e martirëve të votës së lirë, të dhjetëra e dhjetëra qytetarëve të Shkodrës që u plagosën atë ditë, pati jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

Dhe kjo është një diktaturë po aq e shëmtuar sa e para. Bazohet në ideologjinë e një bande, që kërkon të mposhtë një qytet liridashës dhe kjo bandë ka një kryebandit në krye, që quhet Edi Rama. Ndaj dhe sot, sakrifica, heroizmi i martirëve të Shkodrës është më frymëzues se kurrë. Është thirrje për çdo qytetar të këtij qyteti të bekuar, për çdo shqiptar, të kthejmë 11 Majin në ditën e votës së lirë. Të kthejmë me 11 Maj, dritën e lirisë në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë. 11 Maji është dita që ndan histori dhe epoka, ndan diktaturën e bazuar në drogë, nga shteti i të drejtës, liritë dhe të drejtat e qytetarëve; ndan varfërinë dhe mjerimin në rritje të shqiptarëve nga rruga e mirëqenies, e begatimit të pandalshëm të tyre; ndan dëshpërimin me shpresën; ndan zhgënjimin me besimin e madh se Shkodra dhe Shqipëria do të jenë të jetueshme,” deklaroi z. Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme