Berisha e akuzoi si ‘kriminel elektoral’, reagon Majko: Doktor! Më e keqja është vjedhja e të ardhmes

Ish- kryeministri, Pandeli Majko reagoi të hënën, lidhur me deklaratën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili e cilësoi Majkon si “kriminelin më të madh elektoral në Kukës”.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Majko thekson se publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat, ku tunden e shkunden njerëzit me gënjeshtra, me idenë se ata “do të verbohen e s’do të shohin çmendurinë që kanë para syve”.
“Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës. Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit. Edhe të përsëritur. Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote. Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të.I shte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit. Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur. Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor. Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes. Sigurisht”, shkruan Majko.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




