Berisha: Më 8 shkurt mbajmë protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria

Politikë | 2 vite më parë

Thirrja e protestës u bë e ditur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Çdo ditë që kalon me këtë kryekriminel, me këtë padrino dhe këtë organizatë kriminale është ndëshkim i madh për çdo qytetar shqiptar, është ndëshkim i madh për Shqipërinë. PD, e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, me datën 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria. Ditën e shtunë,” u shpreh z. Berisha.

Ai shtoi se SPAK-u po amniston vjedhjet e pushtetit qendror dhe atij vendor.

“Arben Ahmetaj me dokumente, bazuar në dosjet Metamorfoza, u dha shqiptarëve se 4 qarqet e mëdha janë vjedhur nga Edi Rama, por natyrisht siç thotë Lubi Balluku, nga Altin Dumani nuk na vjen e keqja. Nga Altin Lala se ai është një shërbëtor i keq i Ymer Lalës,” tha kryedemokrati.

Shefi i demokratëve theksoi se SPAK-u ka amnistuar edhe krimet zgjedhore, duke theksuar që vetëm dosja “Metamorfoza” fakton vjedhjen e zgjedhjeve në katër qarqet më të mëdha të vendit.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme