Berisha: Pensionet janë ulur me të paktën 15 përqind! Mashtrimi i Ramës me pensionistët është cinik dhe i pashpirt!

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Sali, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër qeverinë e kryeministrt socialist Edi Rama për keqmenaxhimin e fondeve publike dhe për rritjen e varfërisë në Shqipëri në mënyrë dramatike që nga viti 2013.
Gjatë një takimi me pensionistët në qytetin e Elbasanit, zoti Berisha tha se gjatë qeverisjes së tij, Shqipëria u shkëput nga epiteti “më e varfër në rajon” duke përmirësuar ndjeshëm rrogat dhe pensionet. “Në vitin 2013, me një përpjekje shumë të madhe, nga viti 2005, ne dolëm në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet, e hoqëm atë vulën e më të varfërve, sepse ajo vulë ishte shumë e pamerituar për ne, sepse ne jemi një vend me pasuri përrallore” tha ai. “Në vitin 2013 kishim paga dhe pensione më të lartat se 6 vendet e rajonit, plus Buljgaria dhe Rumania” shtoi zoti Berisha.
Por sipas tij “Nga viti 2013 gjer në vitin 2024, varfëria është rritur në mënyrën më të frikshme”. “Për 12 vite u ngrinë rrogat në një politikë absolutisht kriminale, rrogat u ngrinë, çmimet u rritën trokthi. Pensionet absolutisht nuk u indeksuan, por nëse marrim indeksimin e fundit, që nuk ishte as 4 përqind, pensionet sot, 160 mijë lekë pensioni mesatar me 143 mijë që ishte pensioni në vitin 2013. Po të zbresësh inflacionin, janë të paktën 15 përqind më të ulëta”. “Rritja e çmimeve të shportës dhe ilaçeve është pra 3.7 herë më e lartë se sa rritja në tërësi e të gjithë produkteve.Ky është pra një mashtrim i madh që u bëhet pensionistëve, një mashtrim cinik, i pashpirt” tha kreu i opozitë shqiptare Sali Berisha.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




