Berisha prezanton kandidatët në Durrës: Rama ka dy ditë që nuk fle, po mundohet të prishë figurën e LaCivitas

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatët e tij për qarkun e Durrësit për zgjedhjet e 11 majit. Sipas Berishës, kryeministri Rama ka disa ditë pa gjumë pasi siç ai tha po mundohet të prishë figurën e Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së PD-së.
“Ka dy ditë dhe net që nuk fle dhe merret duke i vënë nofka të ndryshme gjigantit, gjeniut, bashkëgjeniut të rikthimit më të madh në histori, Chris LaCivitas.
Arkitektit të rikthimit të Sali Berishës dhe opozitës shqiptare në pushtet. Edi, prit se do marrësh vesh prapë se kush përfaqëson tani anën kreative.
Kur të marrësh vesh se Uollt Disney është në mbështetjen tuaj, bëhen pluhur të gjitha mashtrimet e tij. Miq ndaj dhe unë u thashë ju, ju sot jeni simbol i fitores, ndershmëria juaj, qëndresa juaj, shpirti juaj i mirë është simbol i asaj që do ar”, tha Berisha.
Ndërsa prezantoi kandidatët e “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për këtë qark, Berisha u ndal tek programi i PD-së për pensionistët apo dhe tek prodhimi vendas.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




