Berisha: Rama ka mbyllur rrugët ligjore, alternativa mbetet zemërimi i qytetarëve

Aktualitet | 11 muaj më parë

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje për vijimin e protestave duke theksuar se kryeministri Edi Rama ka mbyllur rrugët ligjore.

Sipas Berishës zgjidhja e vetme ligjore dhe kushtetuese “kundër kësaj qeverie është qytetari shqiptar me revoltën dhe zemërimin e tij”

“Rama rrugën ligjore e mbylli. E mbylli sepse në këtë vend, si fjalë e fundit është Gjykata Kushtetuese të cilën ai, po të përdor një term figurativ, e ekzekutoi të parën dhe e asgjësoi me korrupsion të paimgjinueshëm”, u shpreh Berisha.

Ai vuri në dukje se shqiptarët duhet të përdorin të gjitha mjetet për të larguar kryeministrin Edi Rama.

“Kështu që zgjidhja e vetme ligjore dhe kushtetuese është qytetari shqiptar me revoltën dhe zemërimin e tij. Ai tani ka të drejtë në ligj, kushtetutë e moral, të marrë çdo hap, të përdorë çdo mjet për largimin e kësaj bande nga pushteti, pasi kjo bandë është faktuar se nuk ka asnjë legjitimitet.

Dua të ju them qytetarëve, siç dëgjuan për AKSHI-n, kopshtin privat të Edi Ramës, që është një dosje edhe më e zezë se sa tuneli i Llogarasë dhe dosjet që janë paraqitur gjer sot për Lubi Ballukun, por ndër të tjera, tek AKSHI është një ndër mekanizmat kriminal më kryesorë të grabitjes së votës.

Aty është gatuar dhe fermentuar i tërë procesi i manipulimit dhe plaçkitjes së votave të shqiptarëve”, u shpreh Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme