Berisha, takim në seli me përfaqësuesen e partisë suedeze ‘Moderate’, Margaret Ceterfeld

Aktualitet | 5 muaj më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti në takim Margaret Ceterfeld, përfaqësuese e partisë suedeze “Moderate”, ku u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri, forcimin e bashkëpunimit mes forcave të djathta evropiane dhe rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike.

Sipas zyrës së shtypit, Ceterfeld shprehu vlerësimin e saj për rolin dhe kontributin e Berishës në politikën shqiptare ndër vite, si dhe mbështetjen për një opozitë të fortë dhe të bashkuar në Shqipëri.

Zyra e shtypit të PD njoftoi gjithashtu se  pjesë e rëndësishme e bisedës ishte edhe çështja e korrupsionit të lartë në Shqipëri, ndikimi i tij në institucionet demokratike dhe nevoja për një luftë reale kundër abuzimit me pushtetin dhe kapjes së shtetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme