Berishës i dhurojnë kupën me numrin 1 në Kurbin: Njishi është numri i perëndisë, i fitores, i dritës dhe i diellit

Zgjedhje 2025 | 2 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në Kurbin, kandidatët për deputetë të kësaj zone.

“Njishi është numri i perëndisë, është numri i fitores, numri i dritës dhe i diellit’, theksoi Berisha në fjalën e tij.”

“Të dashur qytetare dhe qytetarë të Kurbinit, qytetare dhe qytetarë të fitores, sot në të katër anët e Shqipërisë, në sytë dhe zemrat e shqiptarëve shndrit fitorja e 11 Majit. Sot ne jemi më afër se kurrë fitores për të cilën luftuam 12 vite, fitores për të cilën qëndruam të pamposhtur, fitores për të cilën sakrifikuam dhe ja ku jemi sot, më të vendosur se kurrë, më të sigurt se kurrë, të firmosim fitoren më 11 Maj. Edi Rama, po numëron orët dhe ditët e fundit të regjimit të tij. Edi Rama nuk ka të ardhme dhe u garantoj ju se edhe prapa diellit po të shkojë, do ta gjejmë dhe do ta mundim.”

Nuk ka shpresë për të, u shpreh Berisha duke iu referuar kreut të qeverisë Rama, ndaj tha ai-“ Ndaj dhe çfarëdo që të bësh, sado që të fshihesh, je tërësisht i pashpresë. Ai kalon nga sheshi, nga takimi në takimi, me zyrtarët e tij të mbledhur me firmë, pa takuar kurrë në tre muaj rresht, një ditë të vetme 10 apo 20 qytetarë të lirë sepse edhe një i lirë kur ndodhet në takimin e tij, i përvishet me guxim dhe shfazon. Edi Rama u ka bërë të këqija të mëdha shqiptarëve.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme