Besa zyrtarizon Emiljano Çelën në stol

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Tashmë është zyrtare: Emiljano Çela është trajneri i ri i Besës. Pas largimit nga Kukësi, trajneri është prezantuar në krye të skuadrës kavajase, që synon rikthimin në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon.

“FC Besa njofton se Emiljano Çela do te jete trajneri i ri i skuadrës tonë. Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje për 1 sezon e gjysmë me trajnerin. Në staf me Emiljano Çelën do të jetë edhe Bekim Kuli në rolin e zv.trajnerit si dhe Blendi Baholli në rolin e trajnerit te portierëve.

I urojme mirëseardhjen trajnerit dhe stafit të tij dhe urojmë që të gjithë së bashku të arrijmë objektivat e vendosur nga FC Besa”, shkruhet në njoftimin e klubit kavajas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme