Biçikletë, muhabet dhe letra… Si e pritën francezët rifillimin e ndeshjes gati dy orë

“Çfarë bëmë gjatë pritjes? Luajtëm me letra”, – ka thënë me shaka trajneri i Francës, Didier Deschamps, duke iu referuar pritjes së gjatë për rifillimin e ndeshjes me Irakun, e ndalur për shkak të stuhisë dhe rrufeve.
“Në fakt, po argëtohesha me lojtarët e mi”, – shtoi më tej trajneri i “Bleus”. Mbappe, autor i një dopiete, u shpreh: “Ishte një mbrëmje shumë e gjatë. Kaluam shumë kohë dhe është e vështirë në aspektin emotiv e mentale, sepse duhej të qëndronim të përqendruar dhe aktivë në dhomën e zhveshjes.
Të qëndrosh për gati dy orë në dhomën e zhveshjes duke ruajtur përqendrimin është shumë e vështirë, prandaj dhe lojtarët bënë një sforco shumë të madhe, ashtu si dhe stafi teknik”.
Jules Koundé dha disa detaje më shumë në lidhje me atë kohë pritjeje: “Bëmë pak çiklizëm për të qëndruar aktivë. Pastaj u ndalëm dhe bëmë biseda të ndryshme, teksa prisnim të ktheheshim në fushë për nxemjen”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




