Bircaj protagonist, Kukësi mposht Pogradecin

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Kukësi ka mposhtur 3-1 Pogradecin në sfidën që çeli javën e 18-të të Kategorisë së Parë. Verilindorët mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, falë golave të shënuar nga Luis Bircaj.

Pogradeci mundohet të reagojë në pjesën e dytë dhe ngushton shifrat me Kasmollarin, por vendasit shënojnë edhe golin e sigurisë me Sefën pak minuta më vonë.

Kukësi nis vitin e ri me fitore dhe pas këtij suksesi ngjitet në kuotën e 20 pikëve vetëm 3 pikë larg Pogradecit, që mban vendin e 6-të (zona e Play Off-it).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme