Bllokohet sot për 6 orë aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Aktualitet | 11 muaj më parë

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë sot i bllokuar për gjashtë orë. Lajmi është njoftuar nga Policia Kufitare greke, e cila ka bërë me dije se bllokimi nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke) për qarkullimin e mjeteve, lidhet me protestën që do të zhvillojnë fermerët.

Policia Kufitare sqaron ndërkaq, se do të lejohen për qarkullim vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shtetërore.

 “Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme