Boateng i bashkohet Trabzonit të Muçit, ish-kampioni i botës do të jetë zëvendëstrajner

Futboll Bota | 51 minuta më parë

Jerome Boateng ka nisur një tjetër kapitull të historisë së tij në futboll. Pasi fitoi gjithçka si futbollist, tani ish-mbrojtësi i Bayern-it dhe i Gjermanisë i është bashkuar Trabzonspor-it pasi do të jetë asistenti i trajnerit, Thomas Reis.

Eksperienca dhe karakteri i tij janë vlerësuar nga tekniku i ekipit turk, i cili kërkonte dikë përkrah të aftë për të adminstruar yje të nivelit të Mohamed Salah, Muçi, Fabinho dhe André Onana.

Fituesi i Kupës së Botës 2014 konfirmoi zyrtarisht të martën emërimin e tij si ndihmëstrajner nën drejtimin e Thomas Reis, i cili e mori drejtimin e ekipit nga paraardhësi i tij, Fatih Tekke, në mesin e muajit shtator.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që jam pjesë e stafit teknik. Për mua ka shumë rëndësi që të mësoj çdo ditë nga Thomas Reis dhe ekipi i tij,” shkroi në Instagram ish-futbollisti, tashmë 38-vjeçar. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme