Boks/ Jurgen Uldedaj nuk ndalet, konfirmohet kampion bote në kategorinë IBO Cruiserweight

Jurgen Uldedaj është konfirmuar kampion bote në boksin profesionist në kategorinë IBO Cruiserweight, pasi mundi në 12 raunde nigerianin Austine Nnamdi pas vendimit të gjyqtarëve në një duel të zhvilluar në Londër.
Pas këtij suksesi, boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj çon në 22 fitore bilancin e tij, nga të cilat, 8 janë me Knock Out (KO)
Jurgen Uldedaj konfirmohet në majën më të lartë të boksit, si Kampioni i parë shqiptar i Botës!
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




