Botërori i Skive në RTSH/ Lara Colturi perfekte, lëshimi i dytë i jep vendin e dytë në Levi të Finlandës

Evente Sportive | 12 muaj më parë

Lara Colturi edhe në lëshimin e dytë ishte perfekte. Skiatoria shqiptare mbyll dy provat e saj me kohën e përgjithshme 1:50.58 falë së cilës merr vendin e dytë në Botërorin e Skive në Finlandë!

Më mirë se Colturi bëri vetëm Shiffrin, e cila fitoi për herë të nëntë slalomin në Levi të Finlandës. Skiatoria amerikane pas dy provave të saj regjistroi kohën 1:48.92.

Renditja përfundimtare në Levi:

1. Mikaela Shiffrin  1:48.92

2. Lara Colturi      +1.66

3. Emma Aicher       +2.59


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme