Brazil/ I thyen këmbën kundërtshtarit, gjykata e skualifikon deri në rikuperimin e tij

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Gjykata superiore e drejtësisë sportive në vendin e sambës ka marrë këtë vendim kundër mbrojtësit të Internacional, Victor Gabriel.

Do të jetë i skualifikuar derisa kundërshtari, të cilit i shkaktoi atë dëmtim të rëndë, të kthehet në stërvitje. Vendimi është marrë nga gjykata superiore e drejtësisë sportive braziliane ndaj mbrojtësit të Internacional të Porto Alegre, Victor Gabriel, i ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme kundër sulmuesit të Cruzeiro, Gabriel Pec.

Pec ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë gjatë një ndeshjeje kampionati të luajtur javën e kaluar. Gjykata sportive e ka skualifikuar mbrojtësin fillimisht me 6 ndeshje, pastaj e ka zgjatur dënimin deri në rikthimin e sulmuesit në stërvitje, maksimumi deri në 180 ditë. Parashikohet që lojtari i dëmtuar të qëndrojë jashtë për 3-4 muaj.

Victor Gabriel, i cili mund ta apelojë dënimin, ka pohuar se nuk kishte asnjë qëllim për t’i bërë keq kundërshtarit dhe se terreni ishte i rrëshqitshëm, duke ndikuar në ndërhyrjen e tij. “Ishte vërtet një incident i pakëndshëm. I kërkova falje dhe i ofrova mbështetjen time të plotë”, – tha Gabriel.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme