Bregu i Fildishtë u kërkon trupave franceze të largohen

Botë | 2 vite më parë

Bregu i Fildishtë njoftoi të martën se trupat franceze do të largohen nga vendi pas një pranie ushtarake prej dekadash. Ky wshtw kombi më i fundit afrikan që zvogëlon lidhjet ushtarake me ish-fuqinë e tij koloniale.

Presidenti i Fildishtë, Alassane Ouattara tha se tërheqja do të fillonte në janar 2025. Franca ka pasur deri në 600 trupa në Bregun e Fildishtë.

“Ne kemi vendosur për tërheqjen e bashkërenduar dhe të organizuar të forcave franceze në Bregun e Fildishtë,” tha ai, duke shtuar se batalioni ushtarak i këmbësorisë i Port Bouét që drejtohet nga ushtria franceze do t’u dorëzohet trupave të Fildishtë.

Njoftimi i Outtara pason atë të liderëve të tjerë në të gjithë Afrikën Perëndimore, ku u kërkohet ushtarakëve të Francës të largohen. Analistët i kanë përshkruar kërkesat për largimin e trupave franceze nga Afrika si pjesë e transformimit më të gjerë strukturor në angazhimin e rajonit me Parisin.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme