Carragher ngel në “klasë” Wirtz: Futbollist i mirë, vlen gjysmën e shifrës që u shpenzua për ta blerë!

Angli | 2 muaj më parë

Jamie Carragher ka parë mjaftueshëm dhe nuk pret më shumë prej Florian Wirtz. Sipas legjendës së Liverpool, fantazisti gjerman është një “lojtar i mirë, vazhdon të jetë po i njëjti futbollist që kemi ndjekur vitin e kaluar”.

Në komentin e tij 48-vjeçari pohoi se ish-futbollisti i Leverkusen nuk po justifikon invetimin e bërë nga Liverpol. “Për mendimin tim ai vlen 50-60 milionë stërlina dhe jo 120 milionë stërlina sa shpenzoi ekipi i tij ri vitin e kaluar për ta blerë. Nuk di të them nëse nuk po përshtatet me futbollin tonë, por jam i bindur se ka patur kohën e nevojshme për të treguar aftësitë e veta. Mendoj se periudha e adaptimit me kampionatin anglez për më shumë se një sezon është një mit. Nëse një lojtar vlen e tregon që në fillim”, vazhdoi Carragher.

Në fund të fjalës së tij 48-vjeçari nuk i jep më shpresë aventurës së Wirtz në ishull. “Nuk mund të vazhdojmë kështu. Nuk po funksionon asgjë. Mendoj se po shkojmë drejt pikës ku të gjithë do ta pranojnë se ai thjesht nuk i përshtatet këtij ekipi”, tha Carragher. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme