Çështja e Kosovës, Qirjazi: Përcaktuese vendimet e administratës Trump në muajt e ardhshëm

Redion Qirjazi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, tha se deklarata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka dashur të tërheqë vëmendjen.
Në emisionin “Një Shqipëri” në RTSH, me drejtues dhe autor Mentor Nazarkon, ai tha se mënyra më e mirë për ta përcaktuar këtë gjë janë veprimet e administratës Trump në muajt e ardhshëm.
“Trump është i paparashikueshëm në postimet e tij. Fokusi kryesor është të tërheqë vëmendjen. Në luftën Izrael-Iran është shprehur në tri forma të ndryshme brenda 24 orëve. Mënyra më e mirë për ta përcaktuar këtë gjë janë veprimet e administratës Trump në muajt e ardhshëm, në të kundërt është një nga ato veprimet e Trump për të tërhequr vëmendje, për të goditur ish-presidentin Biden dhe për të qenë koherent me lajmet e reja”, u shpreh Qirjazi.
Donald Trump përmendi ndërmjetësimin e tij në raportet mes Kosovës dhe Serbisë si shembull të rolit të SHBA-së në parandalimin e konflikteve, ndërsa paralajmëroi përpjekje të reja për të arritur paqen mes Izraelit dhe Iranit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




