Christopher Hill dëshmon në Hagë – Ish i dërguari special i SHBA në Kosovë u thirr nga mbrojtja e Thaçit

Kosovë | 12 muaj më parë

Pas një ndërprerje të përkohshme, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, siç njihet ndryshe Gjykata Speciale sot rifillojnë seancat e planifikuara për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sipas kalendarit të gjykatës, sot nis dëshminë ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill. Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme. Ish-diplomati amerikan  ka luajtur një rol kryesor në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999.

Ai ishte i përfshirë në negociata me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mori pjesë në përpjekjet diplomatike rreth asaj Marrëveshjeje. Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020, dhe Gjykata Speciale i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që janë mohuar pre tyre. Deri në tani në gjykatën e Hagës kanë dëshmuar 4 dëshmitarë të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim  Thaçi.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme